Një 26-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, për shkak se ka vjedhur një shumë parash nga bashkëjetuesi i saj dhe më pas është larguar nga banesa.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj”, njofton policia.
Po ashtu Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.