Ahmet Bilali, 76 vjec nga Shkodra, denoncon në “Stop” gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë. Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformes Agrare i vitit 1978, i falsifikuar. Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej 14 muajsh nga marrja e vendimit.76 vjecari shkon pothuajse cdo ditë tek sekretaria e Gjykatës Shkodër, për të marrë vendimin e zbardhur, por gjyqtarja Llazari vijon ta mbajë peng prej më shume se 11 vjetësh tashmë. Gjyqtarja e Shkodrës kaloi me sukses vettingun, edhe pse për të kishte me dhjetra ankesa të qytetarëve të Shkodrës.Ne kemi siguruar një ankesë nga Dhoma e Avokatisë Shkodër për këtë gjyqtare, e cila prej më shumë se dy vjetësh nuk zbardh vendimet.Vetë Bilali është ankuar shumë herë për të, që kur u krijua ILD. Por vetëm pasi gjyqtarja kaloi vettingun në 13 shkurt 2023, ILD e njoftoj qytetarin, se ka marrë nën administrim ankesën e tij. Ne arritëm të takojmë vetë gjyqtaren Llazari, por ajo u shmang dhe përdori rojat e sigurisë, për t’u fshehur.
- +355 67 220 8888
- [email protected]