E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe të dashurës së tij, si dhe rrëmbimin e djalit të tij 1-vjeçar vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë pas një ndjekje nga policia në Oregon gjatë së martës. CCN raporton se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin policor.

“Trupat e Policisë së Oregonit filluan të ndjekin Elias Huizar pasi panë një makinë që ai po ngiste në Interstate. Ka pasur një përplasje të lehtë në autostradë dhe automjeti i të akuzuarit ka humbur kontrollin. Pati një shkëmbim me të shtëna me armë në këtë vend përpara se automjeti të ikte përsëri. Askush nuk u lëndua nga këto të shtëna”, tha kreu i Policisë së Shtetit të Oregonit, Kyle Kennedy.

Automjeti i Huizar përfundimisht u përplas me një automjet tjetër, u rrotullua dhe më pas nuk lëvizi më. Në ato momente, dyshohet se i akuzuari ka vrarë veten me armë zjarri. Në makinë ishte edhe djali 1-vjeçar i tij, Roman Santos, i cili u gjet në automjet fatmirësisht pa dëmtime. Oficerët e larguan atë menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ai u vu nën kujdesin e autoriteteve të Oregonit.

Foto: Roman Santos

Kërkimi policor për Elias Huizar filloi të hënën pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë ish-gruan e tij, Amber Marie Rodrigue, jashtë një shkolle në West Richland, Uashington. Ajo punonte si edukatore në shkollën fillore.

Një viktimë e dytë u gjet të hënën brenda shtëpisë së Huizar ndërsa autoritetet po kërkonin për ish-oficerin. Viktima dyshohet se ishte e dashura e tij. Fëmija 1-vjeçar është djali i Huizar që ai kishte me të dashurën, që për fat të mirë tanimë ndodhet në duar të sigurta.

 

Të Fundit