U konfliktuan për motive të dobëta, me një 22-vjeçar, dhe më pas dogjën një orendi në ballkonin e banesës së tij, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër. Njëri prej vëllezërve kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht edhe 22-vjeçari i përfshirë në konflikt.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë arrestuar shtetasit:
H. D., 44 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
A. D., 50 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 22 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.