Jemi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Vojasavë Dule, bashkëshortë, janë njohur prej gjykatës si pronarë të ligjshëm të një banese në Fier. Për shkak se mbi pronën ka pasur pretendime, gjyqi vendosi, që pjesëtarët e tjerë të familjes, të dëmshpërbleheshin prej tyre.Agim Dule, vëllai i Arturit, edhe pse sipas tij është dëmshpërblyer, është bërë pengesë e madhe. Ai ka zaptuar pronën dhe sot shtëpia është e kycur.Por cfarë ka ndodhur? Gjyqi është bërë vetëm për njohje pasurie, por jo edhe për lënien e sendit në natyrë ose lirim-dorëzim.Kjo i ka kushtuar bashkëshortëve të tjera vite zvarritje nëpër gjyqe, ku nga 2019 e deri më sot me objekt lirim dorëzim sendi, së fundi pohojnë, se gjyqi është pezulluar.
Në 13 shtator 2022 transmetuam rastin e një aksidenti fatal. Në datën 20 shtator 2021 në segmentin rrugor, që të con nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, humbi jetën në aksident Drita Hakorja. Bashkëshorti, Myrvet Hakorja tha, se ishte duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij dhe ai vetë kaloi i pari rrugën,
Për te furra e bukës. Kur po kalonte e ndjera, kishte ndaluar një kamion, që u nis dhe shkaktoi vdekjen e Dritës.Ekspertizat kanë nxjerrë viktimën
fajtore dhe Myrveti ka kërkuar një ekspertizë të tretë, që u kundërshtua nga prokuroria.Pas ditë pas transmetimit në bëmë eksperimentin, ku treguam, se ishte faji i shoferit të kamionit, që shkaktoi vdekjen e zonjës Hakorja.Duke qenë se prokuroria e kishte apeluar vendimin e gjykatës së
shkallës së parë, cështja shkoi në apel.Kjo e fundit në 27 mars 2024, vendosi, që të lëri në fuqi vendimin e shkallës së parë, që kërkon bërjen e ekspertizës eksperimentale.
Kreu i Partisë së Lirisë poston cdo ditë në rrjetet sociale video nga aktiviteti i tij i pandalshëm fizik. Së fundi gjatë një takimi me një vjazë të re, Meta ka deklaruar edhe qëllimin e stërvitjes fizike, duke thënë, se po përgatitet të fillojë doktoraturën.