Rasti, që trajtojmë në këtë pjesë të emisionit, ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të gjësë së gjykuar.Profesori i të drejtës penale Andi Duro, ish prokurori dhe avokati Eugen Beci, avokat Saimir Visha dhe avokat Arben Llangozi, shpjegojnë këtë parim,duke theksuar, se askush nuk mund të dënohet dy herë për të njejtën ngjarje. Rasti konkret ka të bëjë me të riun Gjergj Zefi,emigrant në Itali, i cili në vitin 2017 u dënua nga drejtësia italiane me 8 muaj arrest shtëpie.Në vitin 2017 Gjergj Zefi dhe vëllai i tij nuk i ndaluan policisë rrugore në Itali dhe u vunë në ndjekje nga policia. Kur u ndaluan, nuk u gjet asgjë në makinë, por autoritetet dyshuan, se një sasi kokaine e hedhur në rrugë, mund të kishte qenë e vellezërve Zefi.Për këtë arsye, ata u vunë në përgjim dhe u njoftuan autoritetet Shqiptare, ku u regjistrua edhe këtu një procedim për vëllezërit Zefi. Por ndryshe nga Italia, në Shqipëri procedimi u regjistrua si grup i strukturuar dhe cështjen e mori Spak.Avokati italian i vëllezërve Zefi kërkon, që i riu të lirohet, sepse po bën burg kot për të njejtën vepër, që e ka shlyer në Itali.Gjatë një udhëtimi në Spanjë, Gjergj Zefi ekstradohet për llogari të Spak dhe burgoset në Shqipëri, ku ka 11 muaj në burg për të njejtën ngjarje, për të cilën është dënuar ne Itali.
Jemi në shkollën 9 vjecare “Gjergj Vat Martini” në Velipojë, pas denoncimit për kushtet ekstreme të kësaj ndërtese dhe faktit, se nuk ka laborator për informatikën. Kërkojmë drejtorin Agron Teli, që ishte mbyllur në këtë laborator pa kompjutera dhe ai refuzoi ta hapte këtë klasë, që vetëm laborator nuk ishte. Zoti Teli tha, se ka bërë kërkesa, por nuk kanë marrë zgjidhje. Ndërsa për lagështinë, ai tha, se vjen nga deti.Meqë mirëmbajtja e shkollave është përgjegjësi e bashkisë, ne ndaluam në zyrën e arsimit në bashkinë Shkodër. Përgjegjësi Xhozef Kulla pranoi situatën, dhe tha, se po përpiqen të punojnë, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë kudo.
Sot në vend u festua Fier Bajrami, që vjen me mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Një video tregon, se cfarë bën papagalli, ndërsa cifti është rehatuar të pushojnë para televizorit. Në një ritual të pagabueshëm papagalli e ushqen të zotin me biskota.Një burrë është filmuar duke qëruar kastravecin me dhëmbë.