Llazar Prifti, një qytetar nga Fieri, tregon, se familja e tij përbëhet prej 3 anëtarësh, ai vetë, Liljana gruaja si dhe djali, Erion. Llazari thotë, se Gjendja Civile e Fierit i ka shtuar një fëmijë tjetër, Egert Prifti, i cili nuk është i tij dhe i keijon probleme në familje e për cështje pronësie.Llazari iu drejtua zyrës së gjendjes civile, ku i thonë, se personi në fjalë është i regjistruar kjo zyrë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë shënim apo ndryshim.Pas qytetarit denoncues, zyrës së gjendjes civile të Fierit i drejtohet edhe gazetarja e emisionit “Stop”. Përgjegjësja dhe një specialiste thanë, se është bërë një gabim, por nuk e korrigjojnë dot. E vetmja zgjidhje mbetet gjykata, ku Llazari duhet të provojë, se i kanë regjistruar një fëmijë gabim e tepër.
Jemi vendosur në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e plazhit.Violeta Çela, banuese në këtë qytet, tregon se në vitin 2006 bleu një
dyqan, të cilin e përdori për 6 muaj në 2010-ën e dhe më pas e mbylli. U largua për në Greqi, ku jetoi dhe punoi dhe u kthye në vitin
2022 në Shqipëri, ku vendosi, që dyqanin ta kthejë në shtëpi. Në shkurt 2023 bën një kërkesë për të ndryshuar faturimin e energjisë
elektrike nga biznes në familje. Kanë shkuar punonjësit e oshee, e kanë verifikuar, kanë bërë foto dhe më pas i kanë thënë, se duhet të
presë. Por pas një viti ende nuk është bërë ndryshimi.Në zyrën e Kujdesit ndaj Klientit në Durrës dhe i thonë, se kërkesa është refuzuar, pasi nuk hapen fotot, edhe pse ka bërë dy aplikime.Në Drejtorinë Qendrore të Oshee Ardian Kola, Drejtor i marrëdhënieve me publikun, shprehet, se ka pasur një problem në sistem, por problematika do të zgjidhet dhe madje zonjës i lind e drejta e kreditimit, për të rregulluar pjesën e paguar më tepër nga momenti i verifikimit të parë.
Një video, e publikuar së fundi në mediat e huaja tregon, sesi infermieret në Tajvan harrojnë vetë, e vërsulen të shpëtojnë fëmijët e sapolindur, kur ndjejnë lëkundjet e tërmetit të fundit.