Në 21 qeshor 2021 transmetuam denoncimin e zonjës Alketa Duro. Ajo tregoi manipulimin e aksidentit, që i mori jetën vajzës së saj 17 vjecare Ana.Ngjarja ka ndodhur në 15 mars 2019 në plazh Borsh. Dy të rinjtë, e bija dhe i dashuri, ishin me makinën e familjes së vajzës, pasi familjet ishin në dijeni të lidhjes së Anës me të riun Roberto Dhuli.Atë pasdite rreth orës 17:00 makina del nga kontrolli dhe bie në një kanal kullues në anë të rrugës, duke shkaktuar humbjen e jetës për 17 vjecaren, ndërsa djali shpëton. Cështja e aksidentit Borsh duhej të hetohej nga Prokuroria e Vlorës, por në mënyrë të cuditshme, këtë dosje e mori Saranda, prokurori Lorenc Merkuri. Ky i fundit pas 4 ditësh e mbylli dosjen, duke bërë fajtore viktimën. Hetimi u shkatërrua pa filluar, pasi trupit të të ndjerës nuk iu bë autopsi, për të kuptuar shkaqet e vdekjes. Apeli i Gjirokastrës evidentoi të gjitha këto mangësi.Cështja e aksidentit Borsh u trajtua si lojë ping-pongu, duke kaluar në Sarandë, Gjirokastër,Vlorë e Tiranë. “Stop” ka mësuar, se së fundi cështja ndodhet në Vlorë, në dorë të prokurores Flora Çela.Sot pas dy vitesh, nëna e të ndjerës 17 vjecare kërkon sërish drejtësi, pasi prokuroria Vlorë nuk ka ecur fare me cështjen e aksidentit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]