Besarda Mehmetaj, thotë, se ka një fëmijë 1 vjec, që e regjistroi në janar në cerdhen numër 3 “Dritë” në Kamëz. Ajo tregon, se e linte vetëm një orë fëmijën, pasi e thërriste edukatorja, duke i thënë, që po qante. Situata arriti deri në pikën, që edukatore Xhensila i thotë, se mund ta lerë në kopsht deri në fund të javës, pasi nuk merreshin dot me fëmijën e saj.Besarda thotë, se u detyrua të marrë një zonjë, që t’i mbante djalin, por nuk ia del dot.Me kamera të fshehtë, nëna e fëmijës takon drejtoreshën e cerdhes “Dritë”, e cila i thotë, që djalin ta mbajë në shtëpi, pasi nuk kanë se cfarë t’i bëjnë. Drejtuesja e institucionit, si pa të keq, përmend edhe 10 fëmijë të tjerë, që janë larguar, pasi edukatoret ishin të paafta për t’i mbajtur. Për problemin e fëmijës, që nuk e mbajnë në cerdhen e Kamzës me pretendimin, se qan vazhdimisht, gazetarja e “Stop” i drejtohet institucionit dhe flet me titullaren dhe edukatoren. Të dyja e pranojnë faktin, që i kanë thënë nënës, që nuk mund ta mbajnë, pasi sipas tyre, Amari nuk eshte si fëmijët e tjerë. Kur gazetarja i kërkon titullares zgjidhje, ajo më arrogancë thotë, se këtë cështje duhet ta zgjidhë “Stop”-i.Më pas gazetarja iu drejtua Bashkisë Kamëz, konkretisht drejtorisë së cerdheve dhe kopshteve, ku titullari premtoi të marrë masa për stafin, edukatoren dhe drejtuesen e cerdhes dhe të zgjidhë problemin e sistemimit të Amarit të vogël.
- +355 67 220 8888
- [email protected]