Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 3” është proceduar penalisht një 34-vjeçare, e cila shiste online veshje të ndryshme të kontrabanduara.
Policia njofton se gjatë kontrollit në ambientin ku 34-vjeçarja dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online në Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 Euro.
Për këto mallra, ajo nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.