Hajredin Cera tregon, se ka punuar minator në minierën e Valiasit dhe pasi u sëmur shumë rëndë, u trajtua me kemp, në shumën 110 mijë lekë të vjetra, duke u llogaritur me pagë minimale. Iu drejtua gjykatës dhe gjatë kësaj kohe doli në pension. Gjykata vendosi, që llogaritja e kempit të bëhej me një pagë, në bazë të pozicionit të punës dhe Hajredini mori diferencat. Por pensioni sërish iu caktua në bazë të pagës minimale, duke qenë se dokumentat ishin djegur. Hajredini tani kërkon llogaritjen e pensionit, pasi gjykata vendosi llogaritjen e pensionit të invaliditetit, por jo të pleqërisë. Issh i kthen përgjigje, se llogaritja, nëse nuk ekzistojnë dokumenta, bëhet në bazë të pagës minimale. Tashmë Hajredinit i mbetet vetëm, që t’i drejtohet sërish Gjykatës, që sic bëri me pensionin e invaliditetit, të vendosë edhe për atë të pleqërisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]