Një makinë është kapur me drogë në doganën e Kapshticës në Korçë. Gazetarja Daniela Zisi raporton se dyshohet të jenë sekuestruar rreth 40 kilogramë kanabis.
Të njëjtat burime raportojnë se droga ishte përshtatur në shasinë e makinës tip “Audi Q7” ndërsa në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë rast.
Në pranga ka rënë shoferi i makinës ndërsa po bëhen edhe kontrolle në makina dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe priten detaje të tjera në vijim.