Ndodhemi në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda.Grigor Buda, është gjyshi i 18 vjecarit, Nino Buda, që është i paralizuar. Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit.Grigori thotë, se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.18 vjecari merr 250 mijë lekë kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.Vetë 18 vjecari kërkon të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të, iku për pak ditë, pasi ajo i vuri dorë.Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit. Për cështjen e 18 vjecarit të braktisur nga prindërit, Nino Buda, takojmë të ëmën e Ninos, Klodiana Buda me bashkëshortin e saj të ri. Ajo thotë, se nuk është e aftë ta mbajë djalin, pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe mund t’i bëjë keq. Sipas saj, i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale.Ne interesohemi në Bashkinë e Elbasanit, ku drejtoresha Eltiona Kolla, tha, se Elbasani nuk ka qendra rezidenciale, por ajo do të interesohet, që ta sistemojë me Shërbimin social sa më afër. Me 5 punonjës së bashkisë Elbasan shkojmë në shtëpinë e Ninos, ku gjyshërit plotësojnë dokumentacionin dhe pranojnë, që nipi të sistemohet në një qendër rezidenciale në Tiranë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]