Artan Berisha, thotë, se problemi i tij, është, që kërkon të regjistrojë dy fëmijët e tij, që kanë lindur në Suedi. Në vitin 2018 ai u njoh me Blerina Hanken nga Elbasani, e martuar dhe me 4 fëmijë. Ajo i tha, se ishte e ndarë sipas ligjit Islam dhe kërkuan azil në Suedi. Gjatë kësaj kohe erdhën në jetë dy fëmijë, vajza sot 4 vjec e gjysëm, dhe djali 2 vjec e gjysëm.Në vitin 2023 autoritetet suedeze i kthyen në Shqipëri. Në këtë moment, Artani tregon, se e la edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët i mbetën atij, për t’u përkujdesur.Sot Artani nuk i regjistron dot fëmijët, në mënyrë, që të fillojë dhe vetë ndonjë punë, për të jetuar.Mosregjistrimi vjen për shkak të dokumenteve të paplota, djali është pa atësi dhe duhet të behet testi i adn-së dhe të ketë vendim gjykatë, për t’u njohur. Po kështu fëmijët rezultojnë në trungun familjar të nënës.Kushtet, ku jeton Artani me fëmijët, janë të vështira, ndaj dhe i ofruam ndihmë fillimisht me ushqime, bashkë me fondacionin “Fundjavë ndryshe”.Më pas iu drejtuam zyrës së gjendjes civile njësia 4, ku përgjegjësja Magi Lika, shpjegoi, se rasti i ka kaluar zyrës së ndihmës ligjore, e cila përmes një vërtetimi, do të mundësojë regjistrimin e dy fëmijëve tek fëmijët e paregjistruar, dhe pas kësaj djali dhe vajza e Artanit, mund të vaksinohen e të regjistrohen në cerdhe dhe kopsht.
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistron dot fëmijët e vegjël të lindur në Suedi, i drejtohemi sërish zyrës së gjendjes civile, pasi vjen dhe vërtetimi i shërbimit ligjor. Specialistja Magi Lika bën regjistrimin e fëmijëve dhe me dokumentin e siguruar, fëmijët vaksinohen dhe mund të shkojnë në kopsht.Po kështu shkojmë edhe te Drejtoria e Përgjithshme e cerdheve dhe kopshteve, ku Enkeleda Isaku, drejtore e zyrës së përfshirjes sociale regjistron fëmijët e vegjël të zotit Berisha.
Projekt-ligji i ri, që bigamia e tradhtia bashkëshortore do të ndëshkohen, ka shkaktuar reagime të ndryshme te qytetarët.Të pyetur, nëse është e drejtë masa e ndëshkimit dhe kush do ta pësojnë më shumë, burrat apo gratë, të intervistuarit japin përgjigje plot humor për debatin e ditëve të fundit.