Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 5 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Dy makina, njëri tip “Ford” e tjetri “Porsche”, janë përplasur.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Katër prej tyre kanë qenë në mjetin “Ford” dhe kanë marrë lëndime më të shumta. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Martin Marku, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë mjeti tip “Ford”. Shoferi i saj ka tentuar të futet në rrugë duke shkaktuar edhe përplasjen.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë pasi mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

 

Të Fundit