Aksident në orët e para të mëngjesit në Ulqin, shoferi i autobusit të linjës Durrës-Itali humb kontrollin mbi mjetin

Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi.

Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.

Siç raportojnë pasagjerët e këtij autobusi, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, dyshohet për shkak të përgjumjes nga lodhja, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga,

Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime asnjë prej 10 pasagjerëve udhëtarë, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Pasagjerët, të gjithë shqiptarë, do të transportohen në Shqipëri me një tjetër autobus të linjës.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.