Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe pronarë të markës “FRK Beauty” e kanë të regjistruar këtë markë në Norvegji dhe Kosovë.Bëhet fjalë për një biznes, që merret me trajnimin kursantëve për punimin e vetullave dhe qerpikëve. Fitore Kallundra ka licensë ndërkombëtare dhe momentalisht trajnon në Norvegji, Gjermani dhe Kosovë.Fitorja dhe Bazriu thonë, se salloni Venus në Tiranë bën trajnime dhe lëshon certifikata në emër të markës së tyre, FRK beauty, pa asnjë lloj kontakti e marrëveshjeje me ta.Me të inflitruarit tanë, u interesuam në “Venus Sallon” për të marrë një certifikatë dhe nga dy vajzat pronare, na u tha, se certifikata e tyre është e njohur dhe regjistruar në Norvegji në emër të Fitore Kallundrës.Ato thanë, se certifikata për trajnimin e qerpikëve kushton 250 euro, ndërsa ajo për vetullat 350 euro. Me kamera të fshehtë cifti Kallundra shkoi në “Venus Sallon” për t’u përballur me dy falsifikatoret. Fillimisht ato pranojnë, se nuk kanë autorizim, për certifikata në emër të FRK-Beauty dhe Fitore Kallundrës, e më pas zhduken nga salloni.
Gazetari i “Stop” njoftoi krimin ekonomik, i cili brenda sallonit “Venus”, gjeti certifikatat e falsifikuara. Dy falsifikatoret u shpallën në kërkim.
Pak kohë më parë transmetuam problematikën me gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj. Ne treguam pasaktësitë dhe fshehjen e pasurisë së tij ndër vite. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj kishte deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuronte si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari kishte probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, apo të ardhurat nga një bilardo. Sinanaj është dhe pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Pas këtij transmetimi gjyqtari Sinanaj bëri publik teksin e dorëheqjes drejtuar KLGJ-së, prej të cilit u tërhoq pak ditë më vonë. Në këtë pikë ILD me procedurë të përshpejtuar i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin e këtij gjyqtari dhe ndjekjen penale, sipas fakteve të publikuara në “Stop”. Nga ana tjetër,Prokuroria e Tiranës, edhe pse ka një kallzim për Sinanajn, për fshehje të ardhurash, akoma nuk ka nisur asnjë hetim.
Sot është dita ndërkombtare e gjuhës amtare.Ditën e djeshme transmetuam rastin e një qyetari, që tha, se ishte duke u kthyer nga Pogradeci për në Tiranë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, i ka ndodhur një aksident në orën 9 të mbrëmjes.Ai tregoi, se iu rrezikua jeta nga gropat, ndërsa për dëmet në automjetin e tij, nuk mban askush përgjegjësi.Ne pamë situatën, për të cilën referoi denoncuesi, dhe i gjithë segmenti Bradashesh-Elbasan, kishte probleme në infrastrukturë.Ne mësuam, se për mirëmbajtjen e rrugës, ishte kontraktuar firma 2T, inxhinieri i së cilës, tha, se do të nisin riparimet, por koha me shi e ka penguar këtë.Pas transmetimit të këtij shqetësimi, më në fund firma 2T mori masa për riparimin e dëmtimeve në këtë aks të rëndësishëm. Firma ka mbushur gropat, që ishin shfaqur në këtë segment shumë të frekuentuar.