STOP-EMISIONI 120 (Sezoni 9) 16 Shkurt 2024- Aksidenti fatal i merr jetën 4 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Alma Shehi tregon, se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019 në Papër të Elbasanit.Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident.Pas dy vjetësh avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave. Por po bëhen dy vjet dhe përfitueve nuk u kanë kaluar paratë. Gazetari i “Stop” mësoi, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kalimin e shumave nga Shqipëria në rastin konkret drejt Kanadasë. Edhe punonjësja e bankës, thotë, se nuk ka asnjë problem për transferimin e shumës. Gazetari mori takim me avokatin dhe ky i fundit nxorri sërish pengesa.Në momentin, kur u duk se cështja mori zgjidhje, avokati Ardian Dauti gjeti një tjetër alibi, për të mos klauar paratë. Ai dërgoi fondet në bankën, që ne i sugjeruam, bashkë me marrëveshjen, por nuk dorëzon kontratën, që ka me klientët, në emër të konfidencialitetit.Ne iu drejtuam me një ankesë Dhomës Kombtare të Avokatëve, për të hetuar punën e këtij avokati, që ka probleme me klientët.

Në tetor 2021 transmetuam rastin e zotit Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz. Ai tregoi, se ishte akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, nga jetimorja e Shkodrës, se Duraku e kishte përdhunuar. Sipas saj Izmiri e kishte cuar në një banesë dhe ajo kishte mbetur shtatzënë, duke u detyruar të abortonte. Adriana pretendonte, se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 qershor 2020 dhe u lirua të nesërmen, pasi nuk kishte prova. Por dy ditë më pas, Izmiri u përjashtua nga policia pikërisht për këtë akuzë.Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Në të kundërt Adriana Berisha u procedua për kallzim të rremë. Sot pas gati 3 vjetësh, Izmir Duraku, tregon, se ka në duar vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkodrës, që vërteton, se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e pretenduar nga denoncuesja.Ky vendim tashmë i duhet Gjykatës Adimistrative të Apelit, në mënyrë, që Izmiri të marrë dëmshpërblim e të kthehet në punë.

Kuajt ushqehen në kazanët e plehrave njëlloj si qentë endacakë në qytetin e Krujës. Një qytetar në Peshkopi tregon, se gjiza në këtë qytet shitet me 500 lekë kg, ndërsa kur e sjellin në Tiranë, cmimi shkon në 3 mijë lekë kg.

Të Fundit