COVID-19 ndryshoi trajektoren e karrierës së Lucy Trieshmann. Duke pasur sindromën Ehlers-Danlos, një çrregullim i rrallë i trashëguar, Trieshmann-i nuk mund që të ndiqte leksionet për drejtësi. Bllokimi në mars 2020 nënkuptonte se orët e mësimit vijuan online.
“Kur filloi pandemia, unë isha viti i parë në shkollë. Mësimet kaluan online. Isha në semestrin e dytë të vitit 1 dhe shoqata e studentëve të drejtësisë me aftësi të kufizuara në fakultetin e drejtësisë kishte mbrojtur për vite me radhë frekuentimin e klasës në distancë dhe nevoja të tjera të aksesit dixhital për vite me radhë.”
Trieshmann renditet në mesin e afërsisht 2 milionë amerikanëve me aftësi të kufizuara që kërkon një punë, tregojnë shifrat e Byrosë së Statistikave të Punës.
Kjo është një rritje e paprecedentë me 30% në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore nga një grup që para pandemisë pa katër nga çdo pesë individë me aftësi të kufizuara që kërkonin një punë, një normë që tani është tre në çdo katë individë. Për shumë njerëz, bollëku i opsioneve të punës në distancë që lulëzoi gjatë COVID-it hapi mundësi pune që dikur ishin të mbyllura për ta.
“Puna në distancë ka një lloj mundësie të zgjeruar për disa segmente të punëtorëve me aftësi të kufizuara dhe kjo ka qenë një nxitje për ata që të futen në tregun e punës”, shprehet Andrew Flowers, ekonomist në Appcast, firmë rekrutimi.
Për Lycy frekuentimi i mësimit online i ndryshoi rutinën. “Të paturit e aksesit në frekuentimin e klasës në distancë ishte ndryshimi i lojës për mua. Kisha shumë më pak dhimbje. Nuk më duhej më ta lija klasën në mes që të mund të shtrihesha në dysheme që më pas të shkoja në tualet. Në shtëpi kisha gjithçka që më nevojitej.”
Pjesëmarrja e fuqisë punëtore për personat me aftësi të kufizuara është rritur së bashku me një rritje në popullatën më të gjerë të SHBA-së të identifikuar si të paaftë. “Gjatë 6 deri në 9 muajve të parë të pandemisë, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore të personave me aftësi të kufizuara u ul ashtu siç u ul për popullatën në përgjithësi. Deri në fund të vitit 2020, personat me aftësi të kufizuara u kthyen në nivelet e tyre të punësimit para pandemisë. Por më pas ajo që është interesante është se ajo vazhdoi të rritet, kështu që deri në dhjetor të 2021 kishte shumë më shumë njerëz me aftësi të kufizuara në fuqinë punëtore sesa kishte pasur përpara pandemisë.”
Ndërsa viti 2024 fillon dhe më shumë punëdhënës që bëjnë thirrje për kthimin në zyrë. Në të vërtetë, të dhënat tregojnë një tendencë të vazhdueshme rritëse.
“Ne spekulojmë se një arsye tjetër që mund të jetë rritur shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore të personave me aftësi të kufizuara është se, sinqerisht, për shkak të COVID-it të gjatë, ka më shumë njerëz me aftësi të kufizuara. Ka njerëz që, për shkak të COVID-it, tani po përjetojnë lodhje kronike, vështirësi në fokusim, vështirësi me kujtesën afatshkurtër edhe në punë.”
Për të mbajtur të punësuar personat me aftësi të kufizuara, Cervenka shprehet gjithashtu se qeveria federale dhe agjencitë shtetërore duhet të veprojnë si punëdhënës model dhe të vendosin udhëzime për vendin e punës që përfshijnë edhe punën në distancë. Përvoja e Netia McCray shpjegon një pjesë të rritjes dinamike të punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuara. E shtrirë në shtrat me COVID në fillim të vitit 2020, ajo pësoi funksion të reduktuar njohës që e shtynë të tërhiqej si drejtoreshë ekzekutive e arsimit jofitimprurës Mbadika. Kur ajo u kthye në zyrë në vitin 2022, ishte me një ndjenjë të re: E paaftë, për shkak të COVID-19 prej kohësh.
Rreth 7.5% e amerikanëve të moshës 18 vjeç e lart përjetuan gjatë COVID, një gjendje që kufizoi ndjeshëm aktivitetin për 25% të të sëmurëve, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Simptomat variojnë nga lodhja e trurit, që zgjasin diku nga një javë si dhe në vite.
“Vitin e parë që pata një kohë të gjatë COVID, nuk isha e sigurt se çfarë po ndodhte. Pësova një ndërlikim pas infektimit, që ishte një sinjal i një sëmundjeje afatgjatë. Ndërsa i jam afruar vitit të katërt, hulumtimi më tregon se me shumë gjasa po shohim një sëmundje kronike. Dhe kjo më ka ndryshuar këndvështrimin nëse e konsideroj apo jo veten një person me aftësi të kufizuara. Do të them këtu, sot e konsideroj veten të paaftë dhe pjesë e miliona individëve të paaftë veçanërisht sëmundje kronike. Dhe këta individë, ashtu si ata me aftësi të kufizuara të dukshme, gjithashtu kanë nevojë për strehim dhe punësim dinjitoz.”
Në të njëjtën situatë ka qenë edhe Tameka Citchen-Spruce. Dikur punonte në një industri që dikur i kërkonte asaj të udhëtonte mijëra milje. Ndërsa rastet e COVID u rritën, Citchen-Spruce, 39 vjeç një regjisore dhe avokate e cila ka përdorur një karrige me rrota që nga fëmijëria, gjatë periudhës së pandemisë COVID 19 pësoi probleme të rënda me shikimin. Puna në distancë e lejoi Citchen-Spruce të shmangte paragjykimet në lidhje me aftësinë e saj për të punuar në terren.
“Nëse doje të futeshe në industri në të kaluarën, duhet të shkoje personalisht në Los Angeles ose Nju Jork. Zoom më hapi dyert gjatë pandemisë. Për sa i përket projekteve që doja – që është në zhvillim tani, ishte realizimi i një seriali dokumentar.”
Një raport nga Resume Builder tregon se 90% e kompanive planifikojnë të zbatojnë politikat e kthimit në zyrë deri në fund të vitit 2024. Trieshmann ka refuzuar ofertat e tjera të punës dhe ka ngushtuar kërkimin e vendeve të punës, duke shpresuar se një vend pune më gjithëpërfshirës do t’i inkurajojë punëtorët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë, të mbajnë maska dhe t’i qëndrojnë politikave të punës në distancë.
“Është vërtet e pabesueshme që pamë një rritje të normave të punësimit të personave me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë. Dhe mendoj se kjo na dëshmon të gjithëve se jemi punëtorë të vlefshëm. Ne kemi një rol, kemi aftësi për të kontribuar bazuar në identitetin tonë si njerëz me aftësi të kufizuara. Dhe unë shpresoj që ato shifra të rritura të punësimit dhe kjo si rritja e integrimit të njerëzve me aftësi të kufizuara në vendet e punës do të vazhdojnë. Shpresoj që njerëzit të mësojnë nga kjo. E di që sa herë që shkoj në një vend pune, njerëzit rreth meje thonë se mësojnë shumë se çfarë kam unë sesa këndvështrimit tim për punën. Megjithatë, unë kam shqetësime se ndërsa ndalojmë së paturit një punë në distancë, kjo do ta bëjë vërtet sfiduese dhe njerëzit me aftësi të kufizuara do të duhet të largohen nga fuqia punëtore.”
Disa të dhëna të fundit tregojnë se fitimet e kompanive nga punësimi i punëtorëve me aftësi të kufizuara po zvogëlohen dhe disa ekonomistë dhe ekspertë të politikave thonë se punëkërkuesit me aftësi të kufizuara mund të përballen me një këndvështrim të ndryshëm në vitin 2024.