Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohet për rastin e pronës së tij në Dishnicë. Bëhet fjalë për një shtëpi me certifikatë pronësie, që cënohet nga një rrugë, që është ngritur nga bashkia si trase, duke i bllokuar daljen shtëpive dhe atij konkretisht, me pamje nga muri.Fqinjët e Brikelit thonë, se janë paraqitur dy punonjës dhe e kanë bërë punimet. 50 metra më poshtë është e njejta situatë, por është gjetur një zgjidhje. Ndaj Brikeli thotë, se kërkon një mënyrë për t’u futur në banesë, që ta japë me qira, ose ta shesë.
Për këtë rast interesohemi në bashkinë e Korcës, ku na premtojnë, se do të marrin masa.Në shkresën zyrtare thuhet, se për banorët e prekur nga muri, do të ndërtohen shkallë dhe rampë betoni.
Qytetari Dashnor Domi tregon, se ka përfunduar shkollën e ndërtimit në 1990-ën. Tani i duhet vërtetimi i përfundimit të studimeve dhe shkon në shkollën e mesme profesionale “Karl Gega”, ku i thonë, se nuk figuron.Në shkollë i thonë, se numri i tij i amzës i përket dikujt tjetër.Dashnori thotë, se pas 30 vjetësh i duhej diploma edhe për shkak të bashkimit familjar në Gjermani, por nuk e bën dot.Kjo dëshmi shkolle, i siguronte atij statusin “punëtor i kualifikuar” dhe nuk e detyronte për provimin e gjuhës.Ne u interesuam në Arkivin qendror, ku na u tha, që amzat e ish-shkollës “8 nëntori”, sot “Karl Gega”, i ka vetë institucioni nën administrim. Zgjidhja e vetme mbetet gjykata, që zoti Domi të provojë me dëshmitarë, që ka mbaruar këtë shkollë në vitin 1990.
Dje të dashuruarit festuan ditën e tyre me dhurata, puthje e shëtitje. Sot është dita e beqëarëve, ose Shën Faustini, ndaj edhe atyre u takon të celebrojnë.Ne dolëm sërish në rrugët e kryeqytetit, për të pyetur ata, që për momentin nuk janë në një lidhje.