Një qytetar i drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se është diagnostikuar jashtë Shqipërisë me distrofi muskulare tipi i dytë. Ai thotë, se ka patur një eksperiencë negative me klinikën private “Noah klinik” ku pagoi 100 mijë lekë të vjetra për shërbimin e një aparature biorezonacë, që premtonte diagnostikim të të gjitha sëmundjeve në trup, por që rezultoi një mashtrim.Sipas qytetarit, mjeku Kastriot Mëlyshi me pajisjen e tij, mundi t’i gjente vetëm horoskopin,por jo problemet shëndetsore.Për të kuptuar, se cfarë është distrofia muskulore, në pyetëm neurologun Altin Kuqo, i cili na shpjegoi, se kjo sëmundje ka prejardhje gjenetike dhe prek muskujt e të gjithe trupit, duke ndikuar në lëvizje dhe kontraktim. Si efekte të tjera ka prekjen e shikimit, diabetin etj. Ndërsa diagnoza përcaktohet me klinikë dhe jo me aparaturë.Ne provuam, sesi funskionon kjo klinikë dhe kjo aparaturë, dhe sërish e njejta eksperiencë si e qytetarit denoncues.Në murin e klinikës është varur licensa e lëshuar në 27 janar 2023 në emër të Erjon Muka, që ofron shërbime mjeksore parësore, spitalore dhe stomatologjike. Nga ana tjetër aparatin e bio rezonancës e përdor doktor Kastriot Mëlyshi i licensuar si mjek kardiolog. Nga Agjensia Kombtare e Barnave dhe pajisjeve mjeksore na thuhet, që “Noah klinik” nuk ka certifikatë regjistrimi për bio rezonancë, gjë që e rëndon situatën, psi nuk ka as leje të vecantë nga komisioni i mbrojtjes së rrezatimeve në Ministrinë e Brendshme.
Qytetari Fisnik Pula, 79 vjecar, zotëron dy certifikata pronësie, që i përkasin vitit 2013. Njëra pasuri, që ka sipërfaqen 16 m2, është regjistruar mbi bazën e kontratës së dhurimit të vitit 1973 nga babai i tij. Ndërkohë, në emër të z.Fisnik është regjistruar edhe pasuria tjetër, që gjithashtu ka bazë kontratën e dhurimit, por në seksionin E të kartelës së pasurisë ka shënim.Kjo gjë nuk e lejon, që nga viti 2013, që qytetari të pajiset me leje për të kryer veprime te kjo pasuri, sic është rikonstruksioni.Fisniku thotë, se kërkon rifreskimin e pronës, por nuk ia mundësojnë. Ai na ve në dispozicion një vërtetim të Bashkisë Tiranë, i cili flet pikërisht për lejen në fjalë dhe ku dëshmohet, se Fisnikut i është lëshuar leja për ndërtim shtese një kuzhinë me aneks me kushtet përkatëse. Leja thuhet, se është firmosur nga teknikja Natasha Koja dhe sekretari Lelem Haxhiu.Ndërkohë Drejtoria e Arkivave i ka bërë me dije Kadastrës, se nuk u gjet leje ndërtimi.Përgjegjësja e Arkivit Shtetëror Vendor, thotë, se mund të jetë bërë një lapsus në datat e lejes së ndërtimit, por është verifikimi i dokumenteve fletë për fletë, për t’ju shmangur cdo gabimi njerëzor të mundshëm dhe nuk figuron asnjë leje ndërtimi për zotin Fisnik Sali Pula.
Një i moshuar është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një portofol.Ai merr sendin e vjedhur dhe largohet i qetë, sikur të mos ketë ndodhur gjë.