Jemi në lagjien nr.1 në Kavajë me qytetarin Ervis Kaloti.Ai tregon, se në vitin 2018 ka blerë një pronë 264 m 2 truall dhe 91 m2 ndërtesë, që e ka bërë servis makinash. Por nisën konfliktet me komshiun Bajram Seferi, pasi ky i fundit i hyn 45 cm në pronë me një cati, që i kullon nga ullukët e i krijon lagështirë në mur.Ervisi thotë, se pasi nuk u mor vesh me komshiun, interesohet në bashki dhe IMT kërkon, që brenda 5 ditësh, Bajrami ta prishë vetë ndërhyrjen në pronën e tjetrit, por ai nuk e bën. Atëherë IMT del me vendim prishjeje, por që nga viti 2021, ky vendim nuk është ekzekutuar, pasi ky institucion pretendon, se nuk ka mjete. Ervisi thotë, se janë ndërruar 3 kryeinspektorë, por asnjëri nuk e ka zbatuar vendimin e prishjes.Ne komunikuam me inspektorin Fabiol Osmani, i cili premtoi zgjidhje dhe pak ditë më vonë, prishja u ekzekutua.
- +355 67 220 8888
- [email protected]