Jemi në lagjien nr.1 në Kavajë me qytetarin Ervis Kaloti.Ai tregon, se në vitin 2018 ka blerë një pronë 264 m 2 truall dhe 91 m2 ndërtesë, që e ka bërë servis makinash. Por nisën konfliktet me komshiun Bajram Seferi, pasi ky i fundit i hyn 45 cm në pronë me një cati, që i kullon nga ullukët e i krijon lagështirë në mur.Ervisi thotë, se pasi nuk u mor vesh me komshiun, interesohet në bashki dhe IMT kërkon, që brenda 5 ditësh, Bajrami ta prishë vetë ndërhyrjen në pronën e tjetrit, por ai nuk e bën. Atëherë IMT del me vendim prishjeje, por që nga viti 2021, ky vendim nuk është ekzekutuar, pasi ky institucion pretendon, se nuk ka mjete. Ervisi thotë, se janë ndërruar 3 kryeinspektorë, por asnjëri nuk e ka zbatuar vendimin e prishjes.Ne komunikuam me inspektorin Fabiol Osmani, i cili premtoi zgjidhje dhe pak ditë më vonë, prishja u ekzekutua.
Në nëntor 2023 transmetuam denoncimin e një prindi, vajza 3 vjecare e të cilit, u dhunua brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë”. Ngjarja ndodhi në 1 nëntor 2023 dhe si pasojë e vogla pësoi frakturë në këmbë. Ne transmetuam pamje filmike, që tregonin, se për shkak të dhunës, vajza u dëmtua.Ngjarja bëri shumë bujë e shkaktoi tërmet në institucione e opinionin publik. Sot tregojmë gjendjen e vajzës, e cila ndjek seancat e rehabilitimit në klinikën Jica, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në kryeqytet.Maria Jica, fiozioterapiste, tregon, se është duke zhvilluar seancat me vogëlushen dhe ecuria e saj është e mirë. Duhet ende punë, por rruga është e mbarë, pasi përmirësimi i vogëlushes, është i dukshëm.
Sa denoncojnë e për cfarë e ngrenë zërin qytetarët shqiptarë.Ne kemi realizuar intervista me banorë të kryeqytetit, të cilët thonë, se edhe për dhunën në familje, fillimisht këshillohen, të mos e ngrenë zërin.Ka dhe nga ata, që thonë, se denoncimi është detyrim qytetar në një shoqëri normale.
STOP