Rreth 73 për qind e gjyqtarëve shqiptarë kanë mbi 100 mijë euro pasuri-vlerësonte një hetim i gjerë i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive mbi deklaratat e 399 gjyqtarëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri. Për këtë arsye dhe për shkak të humbjes së besimit të publikut te drejtësia, Reforma në Drejtësi u pa si domosdoshmëri edhe për integrimin e vendit.U shkrinë tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe u parashikua krijimi i të paktën 12 institucioneve të reja.Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, përgjegjës për verifikimin e ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës, gjithashtu, për inspektimin institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë. Stop sjell fakte, se si ILD ka funksionuar me dy standarde.Në rastin e ish kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, ILD nuk ka konstatuar asnjë shkelje në vendimin e gjykatës për aferën seksuale të Guximtar Bocit, publikuar në “Stop”.
Nga ana tjetër ILD nisi hetim disiplinor për ish-kryetaren e Gjykatës Elbasan Enkeleda Kapedani, që u shfaq në rrjetet sociale me video provokuese në ambientet e Gjykatës. ILD i kërkoi KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares në fjalë.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Saimir Visha thotë, se ILD ka dështuar. Ky institucion, sipas tij, ka 150 punonjes me paga maksimale, por nuk ka sjellë progres në drejtësi.Avokati Arben Llangozi gjithashtu jep shembuj, sesi ILD-ja ka favorizuar jo vetëm Guximtar Bocin, por dhe gjyqtaret Blerta Çibuku, Pajtime Fetahu, prokuroren Oli Visi, gjyqtarin Hektor Sinanaj e shumë shembuj të tjerë.
Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër, shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish drejtor i Drap, drejtor shkolle në Gjadër Lezhë, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Por Pulaj vijon punën si drejtor në shkollë. Ne u interesuam në Drap, ku na thanë, që nuk kanë dijeni për këtë vendim, të cilin, me pa patur në dorë, do ta zbatojnë, duke pezulluar Bardhok Pulajn.Por nuk mbarojnë me kaq shkeljet në Drap Lezhë. Tek burimet njerëzore është akoma Pashk Alia me shkollim ekonomi agrare. Drejtoresha Blediana Nika, e shkollës “Jordan Misja” në Shkodër, është marrë nga rruga dhe është bërë drejtoreshë. Shkelje tjetër është sistemi i pikëzimit me 115 pikë, kur pikët maksimale do të ishin 50. Ndriçim Mehmeti, ekspert i cështjeve të arsimit, i konsideron të paprecedenta dhe në paligjshmëri të thellë shkeljet në Drap Lezhë e i bën thirrje KLSH-së të shkojë për kontroll në këtë institucion.
Seanca e sotme parlamentare sërish zgjati pak minuta e u dominua nga kaosi.Flamur Noka spërkati me miell gardistët në hyrje të Kuvendit. Dashnor Sula ishte veshur në mënyrë simbolike me xhaketë me kartmonedha. Edi Paloka brenda parlamentit i vuri flakën rregullores së Kuvendit, ndërsa nuk pushuan bilbilat dhe hedhja e parave false në seancë.