Qytetari Kolë Pasha banor i Laçit i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe për këtë arsye del në ds4 nga Intituti i ndërtimit dhe nga Bashkia Laç, pajiset me leje. Nis punimet me këtë leje por e stopon sepse nul e lejon komshii vetë i cili i zë rrugën. Kolë Pasha prej 5 mujsh nuk lejohet nga komshiu vetë për të ndërtuar shtëpinë. Ky i fundit i zë rrugën duke qenë se është pronë shtet. Kanë bërë debate të forta duke përfunduar edhe në polici. Kolë Pasha iu drejtua Bashkisë, bashkë me IMT dhe INUK-un u prish por ai e ringriti përsëri rrethimin. Qyetetari kërkon ndihmë nga Stop për këtë rast.
Lidhur me këtë rast Stop pyet urbanistikën e Bashkisë Laç dhe kjo e fundit na thotë se kanë akses në këtë rrugë-kalimi edhe qytetarët dhe mjetet e rënda. I drejtohemi IMT-se Laç, kryeinspektorit Jetmir Mzhika dhe sapo njijet me rastin dërgon në terren inspektorët e tij duke na thënë se ditën tjetër ky rrethim do të prishet bashkë me ndërtimin ekzistues. Mirëpo as ditë e nesërme dhe as pas disa ditësh nuk u bë prishja. Të ndodhur në këto kushte Stop i drejtohet IMT Lezhë dhe IKMT qendrore me shkresë. Pasi vumë instancat në dijeni dhe bëmë proçesverbal për prishjen e këtij rrethimi, më në fund ia dolëm me sukses dhe prishja u bë.