Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Itali, i ka dhënë me qira banesën e saj 24 m2 afër burgut, Rovena Rekës. Kjo e fundit tani nuk del nga shtëpia, duke kërkuar të përvetësojë shtëpinë, me anë të të atit dhe avokatit.Rovena kërkon shtëpinë, edhe pse Lefterie Bushi ka certifikatën e pronësisë.Në një ballafaqim me zaptuesit e shtëpisë, këta të fundit shfaqen agresivë dhe kanë hapur një gjyq fiktiv, vetëm për të fituar kohë, më dokumenta të falsifikuara dhe librezat e ujit dhe dritave.Ne njoftuam komisariatin numër 3, që shkoi në vendngjarje, por nuk mundi të bëjë dot gjë, pasi për rastin nuk ka një vendim gjyqsor.Avokati Engjel Dylgjeri shpjegon situatën absurde të krijuar, nga e cila po e pëson sot zonja Lefterie Bushi.
Fituesit e shorteut Ëin garden nga Albmarket, që u shpallën në mbrëmjen e të enjtes direkt në studion e emisionit “Stop”, kanë ardhur sot të tërheqin celësat e makinave të fituara.Marsida Hoxha u bë fituese e makinës volsëagen 104, ndërsa Anxhela Armata dhe Xhevat Qoshku fituan nga një volsëagen 103.
Një protestues demokrat, që ka dalë poshtë shtëpisë së Sali Berishës për ta mbështetur atë, ka recituar një bejte, ku e krahason Berishën me Gjergj Elez Alinë, që do ta shpëtoj vendin nga bajlozi i zi. Një qytetar, që kërkon të mbetet anonim, denoncon, se punëonjësit e AKBN, kanë tre muaj pa marrë pagat.