Regjistrohet viktima e parë e tërmetit që goditi vendin mbrëmjen e kaluar.
Daniel Rika 20-vjeç nga Cinari, humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.
20-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës.
Ai jetonte i vetëm me prindërit.
Trupi ndodhet në morgun e spitalit Lushnje.