I burgosur për vrasje, si kontrollonte nga qelia shitjen e kokainës 38-vjeçari shqiptar, zbulohet roli i gruas së tij

Policia greke ka ngritur një akuzë të re për 38 vjeçarin shqiptar Izbi Çaushi, i cili ndodhet i paraburgosur në “Koridhalos”, i arrestuar si autor i vrasjes në 20 janar 2023 të një 47 vjeçari grek në Kalamata.

Ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për drogën, ndërsa bashkë me Çaushin u arrestua edhe Aleksandër Koto, 22 vjeç.

Ditët e fundit policia greke ka zbuluar se pavarëisht se ndodhet në burg, Çaushi ka vazhduar tregtinë e kokainës.

Ai bashkëpunonte me gruan e tij dhe një 42 vjeçar grek nga Kalamata. Gjatë kontrollit të banesës së bashkëshortes së tij në Thouria, në një çantë shpine u gjetën 97,9 gram kokainë të ndara në tre pako, 1 peshore dhe 700 euro, ndërsa në banesën e grekut në Kalamata u gjetën dhe sekuestruan 16 gram kokainë ndërkohë që u sekuestruan edhe 500 euro.

Sipas policisë, greku furnizohej me kokainë nga bashkëshortja e Izbi Çaushit, e cila vepronte nën urdhrat e këtij të fundit nga burgu.

Të Fundit