STOP-EMISIONI 83 (Sezoni 9) 27 Dhjetor 2023- 37 vjet karriere e ne prag pensioni, mjeshtri i valleve hidhet ne rruge.

Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej vitit 2018, tregon, se po e largojnë padrejtësisht nga ky pozicion. Pas 37 vitesh karrierë dhe kur pret të dalë në pension, Kastrati largohet me pretendimin e drejtoreshës së re Abigela Voshtina, se i ka mbaruar afati në 2019-ën.Kërkesës sonë zyrtare për infromacion, institucioni iu përgjigj, duke thënë, se nuk ka asnjë vlerësim për Genc Kastratin. Ndërkohë drejtori artistik Sokol Marsi shprehet, se është i kënaqur me punën e tij dhe nuk ka iniciuar zëvendësimin e tij. Tashmë është bërë fakt celja e audicioneve nga drejtoresha aktuale. Nga ana tjetër ish koreografi Andrea Kokeri tregon, se ky pozicion ka qenë i përhershëm. “Stop” ka mësuar, se në krye të organit kolegjial do të jetë vetë drejtoresha.Avokati Klaudi Zholi sqaron, se largimi i zotit Kastrati është në shkelje të kodit të punës.

Qytetarja Esmeralda Mici tregon, se jeton në Itali. Por para dy vjetësh hapi një kopsht privat në Kamëz. Ajo kërkon, që ta dhurojë bazën materiale, për një kopsht, që ka nevojë. Ne i verifikojmë pajisjet, që janë të shumta, nga krevatët e tavolinat e deri te lojrat e mësimet didaktike.Për më tepër të gjitha janë në gjendje shumë të mirë.Pas interesimit, ne e cojmë bazën materiale nga Kamza në njësinë administrative Manzë, në një kopsht, që është rindërtuar pas tërmetit e do të mbushet më fëmijë në mars 2024.

I kujtoni lojrat e fëmijërisë? Nëse jo, kemi vendosur ne t’ua kujtojmë. Kemi dalë në qendër të Tiranës, për t’u thënë qyetarëve, se kush arrin të fusë topin në gotë, do të shpërblehet me 10 mijë lekë. Situatat dhe humori janë për të mos u humbur.

Të Fundit