Ushqim i pasigurt: AKU, Gjoba tre bizneseve në Durrës, Elbasan e Kukës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit raporton se ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës, Elbasan dhe Kukës, trupat inspektuese të AKU-së në tre subjekte me natyrë aktiviteti, “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, kanë konstatuar probleme me sigurinë ushqimore.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

AKU thotë se në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar edhe më tej kontrollet për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Të Fundit