Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta godasin Argjentinën, të paktën 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Argjentinë, pasi shirat e rrëmbyeshëm prekën vendin në Amerikën e Jugut.

Federico Susbielles, kryetar i qytetit Bahia Blanca, ka konfirmuar numrin e të vdekurve në profilin e tij në X.

Ky qytet gjendet në afërsi të Buenos Airesit, dhe konsiderohet si rajoni që është goditur më së rëndi nga moti i ligë.

Në kumtesën e zyrës së presidentit të vendit Javier Milei, është shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Në anën tjetër i është bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të erërave që po fryjnë më shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

 

Të Fundit