Digjet gjatë natës mobileria në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

­Është përfshirë nga zjarri gjatë natës një mobilieri në Krutje të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Fatmirësisht në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz.

Zjarrfikësja arriti të shuajë flakët, por për shkak të pranisë së lëndëve drusore dhe kimike, zjarri brenda 30 minutave ka djegur të gjitha materialet që ishin brenda.
Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilierisë të dëmtuara.

 

Të Fundit