Këto janë pamjet e rënda nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.
Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.
Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Marku dhe Florin Zefi, ndërkohë që familja Zefi ka reaguar duke thënë se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar