Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tapizë të Krujës. Një 56-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 22-vjeçare.
“Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.
Mësohet se shoferja e re është vënë në pranga.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia