Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje. Policia njofton se dy të rinjtë janë konfliktuar me një 16 vjeçar, të cilin e kanë goditur më pas me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Vasil Shanto”. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa i plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.