Reshje me intensitet të lartë në Dibër, rënie inertesh në Qafën e Murrizit

Reshje me intensitet të lartë ka pasur në Qarkun e Dibrës. Situata deri tani paraqitet pa probleme të mëdha.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet edhe në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

Raportohet se po punohet për pastrimin e rrugës.

Të Fundit