“Çmendet” 34-vjeçari nga Tirana, dhunon një efektiv policie jashtë detyre dhe i vjedh armën, arrestohet

Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi së bashku me një 33-vjeçar kanë dhunuar një efektiv policie jashtë detyrës mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se ata janë konfliktuar me efektivin e policisë dhe më pas e kanë dhunuar dhe i kanë marrë armën e shërbimit.

Sipas njoftimit të policisë 34-vjeçari është dorëzuar sot në polici ku ka dorëzuar edhe armën, ndërsa 33-vjeçari tjetër është proceduar penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të Fundit