Dias ditë më parë treguam me video, sesi në fshatin Shezë të Peqinit, në oborrin e kopshtit, digjeshin mbetje spitalore të rrezikshme, të prodhuara nga qëndra shëndetësore. Mësuesja dhe prindërit e fëmijëve na pohuan, se këto mbetje vinin nga qëndra e re, që ndodhet përballë kopshtit dhe infermierët i vinin flakën, në shkelje të ligjit. Menjëherë pas transmetimit tonë, specialistët për Hetimin e Krimeve, Peqin kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale dhe materialet kaluan në Prokurori, duke nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.Sot një situatë e tillë përsëritet në Tiranë. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, qendra shëndetsore e Shkozës depoziton mbetje të rrezikshme në koshin e mbetjeve urbane, që ndodhet shumë pranë këtij institucioni.
Drejtori i qendrës shëndetsore Shkozë nuk pranon, se mbetjet spitalore të kësaj qendre, hidhen në kazanin e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne shohim dhe i tregojmë një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Rastin ia përcollëm edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili u përgjigj, se pas pas kontrollit, shkresat e qendrës shëndetsore janë në rregull, ndërsa për hetimin në terren, ata nuk kanë përgjegjësi.