Farmacistë dhe furnizues deposh farmaceutike, 16 të arrestuar për kontrabandë ilaçesh në Tiranë

16 persona janë arrestuar dhe janë vënë në pranga për kontrabandë ilaçesh. Pas hetimeve disa mujore prokuroria ka lëshuar masa arresti ndaj tyre duke i vënë nën akuzë.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë renë farmacistë dhe disa furnizues. Ndërkohë që e gjithë skema është zbardhur në saje të pergjimeve dhe blerjeve të stimuluara nga agjentët në terren.

Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,   Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugëtimi”.

Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

– D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B.

 

Të Fundit