I denoncuar nga “Stop” se Pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të pandehurve për abuzim me pronat, kallëzohet në SPAK gjyqtari Sinanaj

Kallëzohet në prokurorinë e Posaçme SPAK, gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj.

Sinanaj kallëzohet për “Shpërforim detyre” nga shtetasi Ilir Koka.

Gjyqtari Sinanaj ka pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndaj 18 të pandehur për “Falsifikim dokumentash”, “Shpërdorim detyre”,ish-punonjes te sektorit te legalizimeve

Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar sipas kallëzuesit Ilia Koka, është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial penal dhe në kundërshtim të një vendimi gjyqësor të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Sipas kallëzuezit gjykimi i shkurtuar nuk pranohet nëse i pandehuri apo mbrojtësi i tij ngrenë pretendime mbi vlefshmërinë e akteve apo përdorshmërinë e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, apo kur kërkojnë marrjen e provave të reja në gjykim.

Pra kemi të bëjmë me një dispozitë ndaluese e cila nuk lejon gjykatën të pranoj gjykimin e shkurtuar.

Këtë veprim gjyqtari Sinanaj e ka bërë me  qëllim favorizimin e krimit për interesa korruptive.

Nga anae kallzuesit jane  vene  në dispozicion  video përgjim  me të cilat  provojne veprimet korruptive të gjyqtarit Sinanaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të Fundit