Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (14 tetor) në Durrës, ku një 33-vjeçare mësohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.
Sipas raportimeve nga policia, mësohet se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.