Fitoret e Shqipërisë, gazeta spanjolle AS artikull për Sylvinho

E përditëshmja sportive spanjolle Diario AS i ka kushtuar një artikull trajnerit të kombëtares Sylvinho dhe suksesit të përfaqësueses në kualifikueset e Europianit. Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë Pablo Fuentenebro thotë se Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe merita më e madhe është e trajnerit brazilian Sylvinho.

Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg. Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian për herë të dytë. Një arritje historike për vendin ballkanik.

Sylvinho stërvit Shqipërinë që në fillim të vitit dhe muajt e fundit ka arritur të jetë më e mira e Grupit E kualifikues për në Euro. Një fitore më shumë do t’u jepte atyre një pasim direkt në Gjermani.

Një triumf për Sylvinhon dhe ndihmësit e tij. Është eksperienca e tretë e madhe e brazilianit në stol pas një qëndrimi të shkurtër në Olympique Lyon dhe veçanërisht Corinthians, përvoja e të cilit nuk ishte plotësisht e frytshme.

Gazeta spanjolle vlerëson se eksperienca e 49-vjeçarit më trajnerë si Tite i Brazilit apo Mancini tek Inter e ka ndihmuar të bëjë bujë në Europë me përfaqësuesen tonë.

Por gazetari Fuentenebro shkon edhe më tej teksa thotë se Shqipëria tashmë po ëndërron të jetë në një kampionat botëror.

Një heroizëm, thotë ai, që nuk po e arrin me individualitete të mëdha por me një grup koheziv dëshiron të bëjë bujë këtë verë në Gjermani.

Të Fundit