Një 28-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
I arrestuari është shtetasi me inicialet E. M., 28 vjeç, banues në Mallakastër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.