Policia në Sllovaki ka gjobitur një pronar makine qeni i të cilit ishte në timon.
Një foto e kamerës së shpejtësisë, e postuar në Facebook tregon qenin “e qeshur” në sediljen e drejtimit të një Skoda.
Pronari i makinës këmbënguli që kafsha e tij, një qen gjuetie kafe. i kishte kërcyer papritur në prehër.
Por oficerët në fshatin Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit, Bratislavë, thanë se pamjet tregojnë se nuk ishte kështu pasi nuk kishte lëvizje të papritur në makinë.
Nuk është e qartë nëse gjoba e lëshuar për pronarin, në vend të qenit, ishte për shpejtësinë ose për dështimin për të siguruar kafshën shtëpiake në një automjet në lëvizje.
Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të sigurojnë kafshët e tyre të sigurta gjatë vozitjes.
“Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin tuaj gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.