Jemi në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Shehu (Çehu). Ai prej prej vitesh merr kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarië për të. Fotot dhe videot, që ne disponojmë, tregojnë, se Jorgo, apo Zani i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.Ai jeton në Greqi, por të që marrë pagesat, i duhet që të vijë në Shqipëri cdo 6 muaj.Në Njësinë administrative Shirgjan kërkuam fillimisht administratoren Drita Cerri, por ajo u zhduk dhe ne morëm takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.Kjo e fundit na shpjegoi, se pacienti në fjalë, është plotësisht i verbër, dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.Ne shkuam në shtëpinë e pacientit dhe e gjetëm duke larë oborrin. Bashkë me gruan, bashkëshortët mohuan, që kempin e marrin padrejtësisht. Ndërkohë nga Shërbimi Social Shtetëror na pohuan, se Jorgo Zani Shehu ose Zani Çehu, ka statusin e të verbrit me pagesë 13 525 lekë secili, pacienti dhe kujdestari.
Në fshatin Priskë e madhe është shfaqur një dhi me tre brirë. Një i ri ka marrë një fëmijë në timonin e makinës, duke i thënë, se do të shkojnë për femra në gjimnaze. Një makinë është fimluar duke ecur në sens të kundërt, e duke u bërë burim aksidentesh për të gjithë. Një qen është filmuar, ndërsa zhytet në një fuqci me ujë dhe del prej andej, vetëm pasi është larë e freskuar mirë e mirë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohennë pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Në Tiranë janë shtuar shumë automjetet, duke sjellë një kaos të vërtetë me vendet e parkimit. Një situatë të tillë e kemi konstatuar në zonën e 21 dhjetorit, ku një vend parkimi, ka dy tabela, që tregojnë, se ku lejohet parkimi i makinave të banorëve rezidentë. Por ky rregull nuk zbatohet, duke bërë që të pengohet dhe puna e lavazhit, që ndodhet aty.Azem Allaraj tregon, se prej 3 javësh ka blerë biznesin dhe ka me qira truallin, por aty parkohen makina jorezidente dhe jo në mënyrën e duhur, duke sjellë kështu problematika me nxjerrjen e makinave të tjera nga lavazhi. Azemi ka bërë ankesa, por asnjë masë nuk është marrë. Ne komunikuam me policinë bashkiake, ku na thanë, se do dërgohet shërbimi, sa herë që ka denoncim për parkim të gabuar. Ata, që kanë shkelur rregullin, do të gjobiten.Në fund të programit ndalemi në një histori të dhimbshme, që ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Arlo Kodrinaj është vetëm 11 muajsh dhe vuan nga një sëmundje e rëndë e zemrës, që nuk operohet dot në vend. Operacioni është mjaft i vështirë dhe duhet të dërgohet sa më shpejt drejt Italisë në mënyrë, që të shpëtojë. Operacioni, transporti dhe kurimi i tij kushtojnë 35.000 €.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një “gofoundme”, për t’i shpëtuar jetën vogëlushit.