Trupi i një burri të lidhur u gjet i varur në barrierat mbrojtëse të një autostrade në Trieste. Mediat raportojnë se shenjat që u gjetën në trupin e varur në anë të rrugës sugjerojnë se burri mund të jetë torturuar para se të vritej. Nga ekzaminimet e para, janë konstatuar prerje dhe shenja dhune.
Trupi është gjetur pak pas tunelit të Valmaurës në drejtim të Muggia-s nga punonjësit e mirëmbajtjes. Ende nuk dihet mosha dhe kombësia e viktimës. Mediat raportojnë se sistemi rrugor është ndërprerë pjesërisht, disa aksese në autostradë janë mbyllur për qarkullim nga policia lokale.