“Stop”denoncoi rrezikun e tollumbacave me helium/ si u shkatërrua jeta e një vajze të talentuar

Pak ditë më parë, emisioni “Stop” ka denoncuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tollumbacave apo bomulave me azot. Në zonën e Bllokut në Tiranë ato gjendeshin lehtësisht dhe konsumatorët e këtij produkti ishin adoleshentët. Një mjek i urgjenës në Angli ngriti alarmin për balonat apo tullumbacet e mbushura me protoksid azoti dhe helium, duke i quajtur drogra shumë të rrezikshme. Mjeku thotë, se këto gazra mund të japin efekte anësore deri në fatalitet, që në përdorimin e parë.Ato cojnë në halucinacione, që mund të përfundojnë me vetvrasje.

Më poshtë do të lexoni historinë e tmerrshme të nje vajze të talentuar italian:

Francesca Farragina ishte vetëm 16 vjeç, por mjaft e njohur ndër artistët e rinj. Kushdo vinte bast se ajo do të ishte ndër yjet e ardhshëm të pikturës italiane.

Por ky ishte bast i jetës.

Dhe jeta humbi për Franceskën në një betejë të dhimbshme të një nate nëntori, 2007.

Vetem një natë ajo ia dorëzoi artin e vet euforisë, në një festë ditelindje. Po per fat të keq atë natë euforia i vuri në duar një tollumbac me gaz azoti.

Me siguri nëpër turbullire ka menduar se është vetëm një gaz inert, shume më i lehtë se arti që i flinte në shpirt cdo natë. Me siguri ka menduar ashtu turbull se është vetëm një natë e çmendur. Le të bëhet si moshatarët e tjerë për një natë.

Dhe nesër do kthehet përsëri te kavaleti që ka lënë përgjysmë.
Por ishte një natë që nuk mbaroi kurrë për të. Ai gaz i lehtë nuk ishte më i lehtë kur i rrembeu energjinë, ecjen, artin, të ardhmen.

Pas pak minutave eufori ajo u shemb për tokë për t’u zgjuar në një shtrat spitali.
Por edhe pas 2 vjetesh në rehabilitim, asgjë nuk u kthye më si më parë. Mbeti përgjithnjë në një karrige me rrota, pa memorje, pa art, pa endrra, një jetë e cunguar.

Atë natë fatale nëntori, ndërsa zbriste nga lehtësia e pak minutave të euforisë që solli boshatisja e mendimit, e ka kuptuar me siguri se ata që i’a vunë në duar atë tollombac nuk ishin të gjithë moshatarët e saj. Ishin vetëm ata të dëshpëruarit nga paaftësia, të dështuarit, të dorëzuarit.

Dhe, natyrisht, një matrapaz i pashpirt që numëronte paratë diku në erresirë.

Mundet ta ketë menduar, po tepër vonë.

Po ti, ti ke shansin ta mendosh qe tani, tani që je i fortë, i padorëzuar. Merre këtë mësim që Franceskat e moshës tënde u dergojnë nga karrigia me rrota, ose nga qielli.

Të Fundit