“Uroj që djali im të mos e shohë videon”/ Alma Kaçi kërkon mbrojtje nga shteti

Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar për situatën e vështirë që ndodhet aktualisht.

Përmes prononcimit në media ajo i ka bërë thirrje shtetit për mbrojtje.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”, është shprehur Alma Kaçi

Fëmija i saj është minoren dhe ajo thotë se e ka shkëputur nga të gjitha rrjetet sociale që të mos shikojë pamjet në videoskandalin e bërë public.

“E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon”.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë si gazetare investigative.

Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Alma Kaçi

 

Të Fundit