Në redaksinë tonë ka mbërritur denoncimi i një zonjë, që kërkon të mbetet anonime.Ajo thotë, se 10 muaj më parë, në tetor 2022, i ka dhënë një personi nga Tirana 10 mijë euro . Vebi Brahimaj u prezantua si prokuror në Spak dhe i premtoi, t’ia dyfishonte paratë për dy javë, pasi i duheshin për një tender të uniformave policore.Në një komunikim me zonjën, Brahimaj pohon, se është prokuror në Spak, por kur gruaja i tha, se do të shkonte në këtë institucion, Brahimaj u shmang.Brahimaj e ngacmon seksualisht gruan, por kur vjen puna te borxhi, vetëm i shtyn afatin.Në muajin shtator denoncuesja vjen në Tiranë për tek Spaku, ngaku edhe i dërgon një video Vebiut. Ky i fundit zemërohet deri në pikën, që e kërcënon me jetë dhe e shan me fjalët më të rënda.
Video e dhunës së edukatoreve në një cerdhe publike në Fushë-Kosovë, kanë krijuar shumë ndjeshmëri në publik. Gjithcka u bë e ditur përmes pamjeve të kamerave të sigurisë së institucionit.Në mars 2016 emisioni “Stop” transmetoi një rast dhune në shtëpinë e fëmijës Durrës. Ndërsa në qershor 2016, publikuam pamje nga dhuna ndaj një fëmije 3 vjecar në kopshtin provat “Diren” në Tiranë.Që nga ajo kohë, drejtues të shtetit mbështetën nismën e “Stop” për vënien e kamerave të sigurisë në kopshte e cerdhe. Një video e mbërritur në redaksinë tonë, tregon një nënë, që godet foshnjën e saj, ndërsa është duke e veshur.
Udhëtuam drejt Niklës, pas shqetësimit, që morëm për shkollën 9 vjecare dhe gjimnazin “Ramazan Karaj”. Shkolla u shemb në janar 2022 dhe sot, në shtator 2023, nuk ka asnjë gjurmë të shkollës së re. Fëmijëve u mungon shkolla dhe 400 nxënës tani bëjnë mësim turn i dytë në Fushë-Krujë. Janë rreth 5 autobusë, që mbledhin fëmijët dhe i cojnë në Fushë-Krujë, ku zhvillohet mësimi në turnin e dytë. Në një bisedë me drejtorin e shkollës “Ramazan Karaj”, zoti Enver Balla na tha, që prindërit kanë qenë të shqetësur për orarin e pasdites. Sipas tij, shtatorin e ardhshëm do të jetë gati shkolla e re.Në Zyrën Arsimore Krujë, drejtoresha Dorina Kalaja na tha, që ka siguruar shkollë dhe transport, por ndërtesa nuk është kompetencë e saj. Menaxhuesi i shkollave është bashkia e Krujës.STOP