Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë arrestuar ose proceduar penalisht 17 drejtuesh mjetesh për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, janë ndëshkuar me masë administrative 235 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️Gjatë javës që lamë pas, 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 235 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
▫️173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
▫️259 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.